Atletico Madrid është skuadra e parë që kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në Metropolitano, skuadra madrilene mposhti Club Brugge 4-1 ndërkohë që në sfidën e parë kishte barazuar 3-3.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe u mbyll me barazimin 1-1. Ata që kaluan të parët në avantazh ishin të besuarit e Diego Pablo Simeone që shënuan me Sorloth në minutën e 23 të sfidës. Por skuadra belge reagoi dhe në minutën e 36 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ordonez që shfrytëzoi në maksimum një pasim të saktë të Mechele.

Pjesa e dytë nisi menjëhere me një gol dhe ishte Atletico Madrid ai që e shënoi me Cardoso me një gjuajtje nga shumë pranë zonës së skuadrës belge me Los Colchoneros që morën kryesimin në 2-1 në rezultat. Në minutën e 76, skuadra madrilene shënoi edhe golin e tretë me Sorloth pas një aksioni të bukur kolektiv me norvegjezin që plotësoi dygolëshin personal cuar rezultatin në 3-1. Por Atletico Madrid dhe Sorloth nuk e lanë me kaq, në minutën e 87 sulmuesi skandinav shënoi sërish duke plotësuar tregolëshin personal e duke vulosur suksesin 4-1 të Atletico Madrid që e sheh veten mes 16 më të mirave të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB