Champions League/Galatasaray publikon listën e të grumbulluarve për sfidën me Juventus, ja vendimi për Osimhen
Këtë të mërkurë Juventusit do t’i duhet të realizojë përmbysjen e madhe ndajh Galatasarayt pas humbjes 5-2 javën e kaluar në raundin e playoffit të Ligës së Kampioneve.
Është kjo një ndeshje shumë e rëndësishme edhe për vetë moralin e Juventusit që vjen pas 4 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
‘Fakti që do luajmë përballë tifozëve tanë në jep shumë besim e bindje-tha Lloyd Kelly në konferencën për shtyp-e dimë se në çfarë pozicioni jemi në këtë moment, e dimë që kemi një detyrë shumë të vështirë, por duhet të jemi gati për një ndeshje të tillë-këtë javë kemi punuar shumë, provuam disa situata. Duhet të hyjmë në ndeshje që në fillim fare. Ajo që dua të bëj unë është të mbaj një nivel të lartë. I dimë vështirësitë, por duhet të jemi gati’
Lloyd Kelly do të ketë detyrën shumë të vështirë për të markuar Victor Osimhen. ‘E njohim futbollistin që kemi përballë dhe e dimë që në ndeshjen e kaluar krijoi shumë raste por kemi punuar shumë dhe kemi provuar shumë gjëra. Unë shpresoj të bëj një ndeshje të një niveli të lartë’
Në fund, Kelly përshkroi aventurën e tij në Torino, një vit pas ardhjes së tij.
‘Jam krenar që luaj për një klub si Juventusi-shtoi Kelly-ia dola të integrohem menjëherë këtu si futbollist dhe si person. Përpiqem gjithnjë të kuptoj sesi mund të përmirësoj lojën time, duhet të jemi gjithnjë të përqendruar dhe të vendosur dhe është ajo që do të kërkoj të bëj’.
Top Channel