Rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më shumë një platformë ku shumë persona shfryjnë frustrimet apo dështimet e tyre në profilet e personave të caktuara. Një prej tyre që është bërë viktimë e fyerjeve dhe madje edhe kërcënimeve është edhe portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio që po kalon momentin më të vështirë që kur u transferua te Juventusi në verën e vitit 2024.

Portieri bardhezi nuk ka bindur me paraqitjet e tij në ndeshjen kundër Comos dhe Interit, me 2 gabime që në të dyja rastet iu kanë dhënë avantazhin skuadrave kundërshtare

Dhe për fat të keq, ashtu siç ndodh në të tilla raste, në rrjetet sociale kalohet çdo limit. Pas humbjes me Comon, Di Gregorio është detyruar të mbyllë sektorin e komenteve në profilin e tij në rrjetin social Instagram pas fyerjeve të shumta te marra në javët e fundit. përveç fyerjeve, Di Gregorios i është dashur të bëjë llogaritë edhe me kërcënimet ndaj familjarëve të tij. 

E përditshmja ‘Tuttosport’ evidenton fyerjet e marra nga portieri që përparja nisjes së ndeshjes me Comon. Gjatë nxemjes disa tifozë(që vetëm të tillë nuk mund të përkufizohen) i kanë bërtitur futbollistit duke iu drejtuar me frazën; ‘Bir k…..’ apo ‘interist’ për shkak të së kaluarës së tij në akademinë zikaltër.

Michele Di Gregorio, po ka bërë disa gabime, por situata ka tejkaluar çdo limit, duke qenë se portieri gjithsesi nuk është shkaku i periudhës negative të Juventusit. Edhe trajneri Luciano Spalletti i është gjendur pranë dhe nuk përjashtohet mundësia që Di Gregorio të bëjë pushim në ndeshjen me Galatasaray

Top Channel

DIGITALB DIGITALB