Galatasaray, Osimhen mes dëmtimit dhe problemit të pagave; rrezikon të mos luajë ndaj Juventusit
Mbrëmjen e së martës Interi do të jetë në një provë zjarri teksa është thirrur në apel për të përmbysur humbjen e pësuar në Norvegji ndaj Bodo/Glimt dhe për të kaluar në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Në fakt në këtë ndeshje është skuadra norvegjeze ajo që ka avantazhin, por San Siro prite të jetë shumë i zjarrtë dhe tifozeria zikaltër mund të bëjë diferencën
Interi vjen në këtë përballje me një entuziazëm të lartë pas fitores me Leccen dhe pas humbjes së Milanit teksa tani e sheh veten 10 pikë larg rivalëve kuqezinj, një entuziazëm që zikaltrit duhet ta ruajnë për ndeshjen e së martës.
‘Ndeshje pas ndeshje po kërkojmë të ndërtojmë rrugëtimin tonë-tha Chivu-jemi gati si fizikisht ashtu dhe mentalisht për të përballuar këtë ndeshje dhe ato që do të vijnë në kampionat. Duhet të jemi gati në të gjitha aspektet, të luajmë me qetësi dhe të mos ndjejmë presionin. E dimë që mund të fitojmë; mua më intereson qasja që do të kemi. Nga ndeshja e parë mbetet shija e hidhur për rezultatin, mund të bënim më mirë, por megjithatë rinisëm gjithçka menjëherë. Kjo është forca e kësaj skuadre’.
Top Channel