Policia britanike ka hapur hetime për denoncimet e bëra këtë fundjavë nga futbollistët e Premier League, Hannibal Mejbri (Burnley), Wesley Fofana (Chelsea), Tolu Arokodare (Wolverhampton) dhe Romaine Mundle (Sunderland) pasi kishin marrë fyerje raciste përmes rrjeteve sociale.

Njësia e policisë që merret me incidentet e lidhura me futbollit, UKFPU konfirmoi se po kryen disa hetime dhe u shpreh se në shoqëri nuk ka vend për abuzimet raciale sido që të jetë, online apo ballë përballë’.

‘Të gjithë ata mendojnë se mund te fshihen pas një tastiere, duhet të mendohet dy herë. Dënojmë këtë sjellje të tmerrshme dhe sigurojmë se bëjmë gjithçka është e mundur për të identifikuar përgjegjësit që t’i çojmë para drejtësisë-tha një zëdhënës i policisë.

Në momentin që do të identifikohen dhe do të deklarohen fajtorë, këta persona përballen me një dënim me disa javë burg dhe përjashtim nga stadiumi për të ndjekur evente sportive për shumë vjet. Futbollistët në fjalë postuan në rrjetet e tyre sociale disa prej komenteve fyese që kishin marrë dhe shumica e tyre ishin të shoqëruara me emojin e majmunit

ndërkaq ndaj këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe kryeministri britanik, Keir Starmer që përmes një zëdhënësi ka shprehur mbështetjen e tij dhe iu kërkoi drejtuesve të platformave të rrjeteve sociale që të bashkëpunojnë me Premier League dhe policinë për të identifikuar përgjegjësit.

Në të njëjtën kohë, edhe në Skoci, dy futbollistët e Glasgoë Rangers, Emmanuel Fernandez dhe Djeidi Gassama denoncuan fyerje raciste që morën në fundjavë pas barazimit 2-2 me Livingston, një rezultat që kompromenton opsionet e Rangers për të fituar titullin kampion të Skocisë teksa gjendet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Hearts. Edhe policia skoceze po heton incidentin pasi të dy futbollistët postuan në rrjetet sociale mesazhet që kishin marrë. ‘I neveritshëm’-ishte përgjigjja e Fernandez ndaj një prej komenteve fyese, ndërsa Gassama u përgjigj me një emoji duke vjellë ndaj krahasimeve që i bënë me një majmun

Top Channel

DIGITALB DIGITALB