Barcelona e sheh Kane si pasardhësin e Lewandowskit, përgjigjet anglezi…
Bayern Munich është gjithmonë më shumë se një klub futbolli është një institucion me rregulla të veta.
Dhe një nga ato rregulla ka një histori të veçantë që po qarkullojnë sot në rrjetet sociale duke bërë të qeshë mijëra tifozë në të gjithë botën.
Një video e vjetër ka ringjallur kujtimin e një tradite të pazakontë të gjigantit bavarez: pothuajse çdo lojtar i huaj që mbërrinte në München detyrohej të mësonte gjermanishten si pjesë e detyrueshme e integrimit kulturor në klub. Bayern nuk e linte këtë gjë rastësisht. Klubi organizonte mësime zyrtare dhe madje xhironte video të plota me lojtarët duke mësuar gjuhën.

Dhe ja që sot, një nga ato video ka dalë sërish në dritë një skenar fare komik mes dy legjendave të futbollit botëror: Thiago Alcântara dhe Xabi Alonso, dy spanjollë me gjermanishten në majë të gjuhës, duke u munduar me shqiptim, gramatikë dhe shprehje që nuk kishin asgjë të përbashkët me fushën e gjelbër.

Reagimet e tifozëve nuk kanë munguar humor, nostalgji dhe admirim për një klub që nuk kujdeset vetëm për golat, por edhe për fjalët. Thiago sot luan gjetkë. Xabi Alonso drejtoi më pas Bayer Leverkusen dhe gjermanishten tashmë e flet rrjedhshëm. Ndoshta mësimi i la gjurmë, edhe jashtë fushës.
Top Channel