Manchester United nuk ka të ndalur me Michael Carrick, mposht Evertonin, i afrohet vendit të tretë(VIDEO)
Luka Modriç mund të shkruajë kapitullin e fundit dhe ndoshta më emocionuesin e karrierës së tij.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në mediat europiane, legjenda kroate dhe ylli i Real Madridit e AC Milanit po konsideron një rikthim sensacional te Dinamo Zagreb klubi ku gjithçka filloi. Modriç është 40 vjeç. Aktualisht luan te AC Milan, ku drejtuesit italianë kanë një klauzolë për ta mbajtur edhe një vit tjetër por do ta aktivizojnë vetëm nëse mesfushori sinjalizon vetë dëshirën për të vazhduar. Dhe pikërisht ky sinjal, deri më tani, nuk ka ardhur.
Në horizont janë dy skenarë: rikthimi te Dinamo Zagreb pas Kupës së Botës 2026 një histori që do të ngrinte në këmbë të gjithë Kroacinë ose dalja elegante në pension pas turneut botëror, si lamtumirë e denjë e një karriere mbretërore.
Emocioni është edhe më i madh kur dihet se presidenti aktual i Dinamosë është Zvonimir Boban idhulli i fëmijërisë së Modriçit. Dy legjenda të futbollit kroat, bashkë sërish kësaj radhe jo si kundërshtarë, por si shokë të së njëjtës skuadër. Vendimi i radhës i takon Modriçit. Dhe bota e futbollit pret me frymë të ndalur.
Top Channel