I arrestuar në 2020 për festë me armë, drogë e prostituta, Slavko Vincic do të vendosë drejtësi në Real Madrid-Benfica
Gianluca Prestianni do të udhëtojë drejt Madridit me skuadrën e tij diçka që mund të interpretohet si një provokim nga ana e Benfica, duke qenë se ai nuk mund të luajë ndaj Realit pasi është i pezulluar nga UEFA për fyerje të mundshme raciste ndaj Vinicius, ndërkohë që qeveria e futbollit evropian vijon hetimet për ngjarjen e ndodhur javën e kaluar.
Benfica ende nuk e ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për sfidën me Los Blancos, por Mourinho e dëshiron Prestiannin të udhëtojë me skuadrën dhe jo më kot klubi luzitan e apeloi menjëherë vendimin e UEFA për të pezulluar futbollistin teksa ajo bën hetimet e saj.
Prestianni u bë protagonist në stërvitjen e Benficas ditën e dielë. Argjentinasi mblodhi shokët e skuadrës për të folur me ta përpara nisjes së seancës. Sipas të përditshmes portugeze ‘Record’, Prestianni këmbënguli në qëndrimin e tij se nuk bëri asnjë fyerje raciste kundër Vinicius dhe se është ndjerë shumë i ofenduar me futbollistin e Realit të Madridit pasi i konsideron akuzat e tij si shumë të rënda që rëndojnë mbi të në nivel sportiv dhe social
Komunikata e Benfica
‘Benfica mësoi për vendimin e UEFA për të dënuar me pezullim të përkohshëm futbollistin e saj, Gianluca Prestianni, ndërkohë që po heton për incidentin e ndodhur në ndeshjen me Realin e Madridit. Klubi ankohet se është privuar nga futbollisti teksa hetimet janë në zhvillim e sipër dhe do të apelojë këtë vendim të UEFA, edhe pse vështirë se afatet do të kenë një efekt praktik për sfidën e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve. Benfica konfirmon impenjimin e saj në luftën kundër çdo forme racizimi apo diskriminimi, vlera që janë pjesë e identitetit të saj historik dhe që reflektohen në veprimet e përditshme në komunitetin global, te puna e Fondacionit Benfica dhe te figurat më të mëdha të historisë së klubit si Eusebio’
Por jo vetëm kaq, edhe vetë Prestianni duket se nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq. Sipas programit ‘Chiringuito’, futbollisti argjentinas do të hidhet në kundërsulm dhe do t’i drejtohet UEFA dhe FIFA si dhe gjykatave portugeze për të denoncuar Vinicius dhe Kylian Mbappe për shpifje pasi akuzat e tyre sipas tij i kanë njollosur imazhin.
Top Channel