Bundesliga/ Werder Bremen anulon turin në Minnesota: Atje vrasin njerëz…
Futbolli përjetoi një episod për t’u harruar në Brazil. Futbollisti i Red Bull Bragantino, Gustavo Marques e kapi me arbitren Daiane Muniz pas eliminimit të skuadrës së tij nga Sao Paulo në playoff duke bërë një deklaratë që shumë shpejt bëri xhiron e botës.
‘Nuk ka kuptim të luash kundër Sao Paulos, Palmeiras, Corinthians dhe të caktojnë një grua për të gjykuar ndeshje të një magnitude të tillë-tha Gustavo Marques-nuk ishte një vendim i ndersghëm. Sao Paulo meriton gjithçka por ajo i favorizoi. Red Bull është një skuadër e madhe, por për të Sao Paulo ishte akoma më i madh. Kjo ndeshje ishte edhe vendim i saj, sepse nuk ishte një grua. Punojmë çdo ditë, i lëmë familjet në shtëpi, motrat, baballarë, nënat, bashkëshortet, të gjithë dhe vjen ajo e na shkatërron ëndrrat. Shkatërroi lojën tonë. Federata Pauliste duhet të analizojë një ndeshje me një magnitudë të tillë dhe të mos caktojë një grua të gjykojë. Me gjithë respektin për të gjitha gratë e botës, jam i martuar, por nuk besoj se ajo ka aftësitë për të gjykuar një ndeshje të tillë’.
Por pak minuta më vonë, Gustavo Marques kërkoi ndjesë për deklaratën e tij ashtu sikurse u desh të bëjë edhe klubi i tij përmes rrjeteve sociale teksa i dënoi fjalët e tij.
‘I kërkoj ndjesë Daiane dhe asitentes së saj. Iu kërkoj ndjesë të gjitha grave. Ndihem keq, i trishtuar. Bashkëshortja dhe nëna ime më qortuan dhe fyen-deklaroi Marques
Ndërkaq, Federata Pauliste dhe klubi i Red Bull Bragantino pohuan se në ditët e ardhshme do të studiojnë një sanksion për futbollistin 24 vjeçar.
Top Channel