Roma përforcon vendin e katërt në këtë javë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini bëri detyrën ndaj Cremoneses duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0 për t’iu shkëputur me 4 pikë Juventusit të vendit të pestë dhe duke u barazuar me Napolin në vendin e tretë me 50 pikë

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me Romën që kishte një zotërim më të madh të topit duke iu afruar shumë golit në minutën e 35 me një gjuajtje me kokë të Mancinit që u ndal nga tramversa.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë nga Roma pikërisht me Cristanten që në minutën e 59 mposhti portierin Audero duke dërguar në rrjetë një top të gjuajtur me kokë për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së Gasperinit. Në minutën e 77 verdhekuqtë gjetën sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Ndicka që shënoi pas një asisti të Cristantes duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 86 erdhi edhe goli i tretë për verdhekuqtë i shënuar nga Pisilli me Romën që futi në kasafortë këtë fitore që e lejon të jetë pak më e qetë në vendin e katërt të klasifikimit në këtë moment në kampionatin italian të futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB