Roma mposht Cremonesen, ruan vendin e katërt, i shkëputet me 4 pikë Juventusit
Milani pësoi një humbje të papritur në San Siro ndaj Parmës që ndoshta e ka nxjerrë përfundimisht jashtë gare për titull. Kuqezinjtë nuk kishin në pankinë Massimiliano Allegrin të skualifikuar dhe analizën e kësaj ndeshjeje bëri asistenti i tij Marco Landucci që konfirmoi se objektivi i Milanit vazhdon të jetë kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.
‘Nuk jemi të kënaqur, Parma bëri një ndeshje shumë të mirë. Sot topi nuk donte të hynte në portë-tha Landucci-duhet të mendojmë se të martën rinis puna. Jemi të hidhëruar sepse i donim 3 pikët; kemi arritur shumë rezultate pozitive, por tani duhet të rinisim gjithçka. Skuadrës i erhi keq, u përpoqëm t’i inkurajojmë. Nuk duhet të mendojmë për të tjerët, por për rrugëtimin tonë, të bëjmë sa më shumë pikë të jetë e mundur, duhet të mendojmë për objektivin tonë që është të kthehemi në Ligën e Kampioneve. Mendojmë se kjo skuadër ka grumbulluar shumë pikë me këtë sjellje. Por kur nuk shënon dhe nuk merr rezultat, ajo që bën është e gabuar. Besoj se sjellja ishte ajo e duhura. Parma u tregua shumë e zonja, me grintë në çdo top. Ne ishim edhe të pafat, por futbolli kështu është’.
Me skuadrat e vogla, i njëjti problem.
‘Kampionati italian është shumë i vështirë, çdo ndeshje ka kurthet e saj dhe ka shumë ekuilibër-shtoi Landucci-besoj se është më i vështiri në botë. Sonte kërkuam të jepnim maksimumin, por nuk ia dolëm mbanë. Të martën rinisim gjithçka dhe do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ka ndeshje ku gjërat nuk të shkojnë shumë mirë. Sot Gabbia u dëmtua gjatë nxemjes, po kështu edhe Loftus, ishte një mbrëmje pak e veçantë’.
Top Channel