Mourinho larg Real Madridit, komentet për Vinicius Jr mbyllin derën e rikthimit për portugezin

22/02/2026 23:00

Shanset e José Mourinho për t’u rikthyer në krye të Real Madrid duket se kanë rënë përfundimisht, pas komenteve të tij lidhur me çështjen e racizmit ndaj Vinícius Júnior.

Sipas raportimeve të medias spanjolle AS, drejtuesit e klubit madrilen nuk e konsiderojnë më trajnerin portugez si një opsion të vlefshëm për të zëvendësuar Xabi Alonso si trajner i përhershëm i “Los Blancos”.

Aktualisht, drejtimin e përkohshëm të skuadrës e ka marrë Álvaro Arbeloa, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe është ngarkuar me stabilizimin e ekipit.

Mourinho, që aktualisht drejton Benfica, nuk do të jetë në stol në “Santiago Bernabéu” këtë javë për ndeshjen e kthimit të fazës me eliminim direkt në UEFA Champions League, për shkak të një pezullimi. Megjithatë, sipas burimeve, ai nuk pritet të rikthehet në pankinën e madrilenëve as në të ardhmen.

Edhe para tensioneve të fundit në Portugali, Mourinho kishte deklaruar prerazi: “Nuk ka absolutisht asnjë shans” për një rikthim të tij në Madrid.

Në ndeshjen e parë të përballjes mes Realit dhe Benficas, madrilenët fituan 1-0 falë një goli të shkëlqyer nga Vinicius Jr. Megjithatë, festimet u shoqëruan me polemika, pasi braziliani dhe disa bashkëlojtarë të tij pretenduan se Gianluca Prestianni kishte bërë komente raciste në drejtim të sulmuesit.

Prestianni i ka mohuar akuzat, ndërsa FIFA ka hapur një hetim zyrtar për rastin. Situata ka shtuar tensionin rreth përballjes dhe ka ndikuar gjithashtu në spekulimet për të ardhmen e Mourinhos në raport me klubin madrilen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB