300 ndeshjet e Enea Jorgjit mes gabimeve, përmirësimeve, netëve pa gjumë dhe dorëzimit, por që sot e bëjnë krenar
Janë zhvilluar dhe përfunduar tre përballjet e radhës në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan emocionet, kartonët e kuq dhe golat vendimtarë në minutat e fundit.
Në sfidën mes KF Iliria dhe KF Besa Kavajë, vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Mavanga në minutën e 85-të nga pika e bardhë e penalltisë. Besa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Hasani u ndëshkua me karton të kuq.
Fitore të rëndësishme arriti edhe KF Kastrioti Krujë, që mposhti KF Apolonia Fier me shifrat 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Kapllani në minutën e 68-të. Në kohën shtesë, fierakët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Xhixhos.
Ndërkohë, përballja mes KF Burreli dhe KF Korabi Peshkopi u mbyll pa gola, me rrjetat që mbetën të paprekura gjatë gjithë 90 minutave.
Rezultatet:
Kastrioti – Apolonia 1-0
68’ Kapllani
Burreli – Korabi 0-0
Iliria – Besa 1-0
85’ Mavanga (p)
Top Channel