Skandal në kampionatin brazilian, futbollisti bën koment mizogjen: Federata nuk duhet të caktonte një grua të arbitronte…
Te Juventusi nisin kërkimet për një portier të ri. Çështja Di Gregorio, autor i një sërë gabimesh në 2 javët e fundit kundër Lazios, Interit dhe Comos, i detyron drejtuesit bardhezinj që të nisin të mendojnë sesi të ndërhyjnë në merkaton e transferimeve verën e ardhshme.
Di Gregorio u transferua te Juventus në 2024 për 18 milionë euro dhe ndonëse ka përjetuar disa mbrëmje të mëdha me Zonjën e Vjetër, nuk ka treguar vazhdimësinë dhe sigurinë që kërkohet për pozicionin e portierit titullar të skuadrës bardhezi që në 50 vitet e fundit ka pasur në radhët e saj emra të tillë si Zoff, Tacconi, Peruzzi, Buffon dhe Szczesny.
Në muajt e kaluar, Juventusi pati idenë për të sjellë në Torino, Mike Maignan me parametra zero, por rinovimi i francezit me Milanin e detyroi klubin torinez që të ndërmarrë të tjera rrugë. Ndjesia është që do të kërkohet një profil italian, edhe për të bërë më ‘të kaltër’ një skuadër që aktualisht mes titullarëve përveç Di Gregorios shej vetem Cambiason dhe Locatelli. Rruga kryesore të çon në Londër ku prej 3 vitesh Guglielmo Vicario mbron portën e Tottenham. Ish portieri i Empolit do të donte të kthehej në Serie A dhe kontrata e tij që skadon në 2028 e vendos klubin londinez në pozita që të bëjë kërkesa të larta për kartonin e tij. Te Hotspur, e vlerësojnë Vicarion me 25-30 milionë euro dhe paga e tij prej 4.5 milionë hyn në parametrat juventine. Problemi është se për Vicarion ka shfaqur interesin e tij edhe Interi që në fund të sezonit do të duhet të zëvendësojë Sommer
Nëse nuk do të mundë të sigurojë Vicarion, Juventus mund të hedhë sytë nga Marco Carnesecchi të Atalantës që në javët e fundit ka qenë portieri më i mirë i kampionatit. Sigurisht këtu kërkohet një investim më i lartë, vlera është 30-40 milionë euro, por duke parë moshën e re të portierit, 26 vjeç do të siguronte portën bardhezi për disa sezone. Por për t’ia lejuar vetes një investim të tillë, Spalletti dhe lojtarët e tij duhet të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve duke qenë se bardhezinjtë në verë nuk do të tentojnë të blejnë vetëm një portier.
Top Channel