Dikur idhull i tifozëve të Partizanit, Ekuban gjen një gol të rëndësishëm në Serie A
Kombëtarja shqiptare në muajin do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit të Brazilit të vitit 2027. Vajzat kuqezi janë në në Grupin B4 të Ligës B me Çekinë, Uellsin dhe Malin e Zi dhe do të nisin këtë fushatë pikërisht me përballjet ndaj Malit të Zi dhe Çekisë.
Në kuadër të këtyre sfidave, Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 24 futbollisteve të grumbulluara për këto dy sfida dhe këtu bie në sy rikthimi i Gresa Berishës, Marinela Memës dhe Endrina Elezajt. Po kështu Grima ka ftuar në skuadër edhe dy lojtare te ekipeve të moshave, Xhesika Ndoj dhe Adela Valeria Qose.
Kombëtarja e vajzave do të nisë grumbullimin në 24 shkurt në Shkodër. Vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e parë në 3 mars ndaj Malit të Zi, ndërsa në 7 mars do të presin Çekinë në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.
Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

Top Channel