Zinedine Zidane kthehet në pankinë, arrihet akordi për pankinën e Francës
Carlo Ancelotti ka pasur një impakt të madh në Brazil. Tifozët e admirojnë dhe ata që jetojnë larg futbollit e shikojnë italianin si një pikë referimi që shkon përtej anës sportive.
Prania e tij në karnavalet e fundit ka konfirmuar afërsine e Ancelotti me ndjenjat braziliane. Dhe e gjithë kjo ka bërë që drejtuesit e Konfederatës Braziliane të Futbollit t’i ofrojnë Ancelottit një kontratë 4 vjeçare.
Një marrëveshje e shpejtë që e bën italianin trajnerin më të paguar në botë dhe me një diferencë shumë të madhe në krahasim me të tjerët. Sipas asaj që publikohet në median braziliane, paga e Ancelottit është 40 milionë euro bruto, por realiteti thotë se prania e italianit është lajmi më i mirë për vetë CBF për të ardhurat që i ka sjellë institucionit.
Viti i Botërorit gjeneroi shumë irritim në CBF dhe pas një eksodi masiv të sponsorëve vitin e kaluar për shkak të akuzave që ranë mbi Ednaldo Rodrgues, ky institucion ka filluar të marrë sërish veten teksa ka bërë të ditur bashkëpunimet me Uber, Volksëagen dhe së fundmi edhe me iFood. Në total këto kontrata i kalojnë 22 milionë realë braziliane dhe objektivi është të arrihet në 60 milionë realë në mesin e vitit me ardhjen e 3 markave të tjera.
Në vitin 2025, CBF humbi 4 sponsorë të rëndësishëm; Gol Linhas Aéreas, Mastercard, Pague Menos dhe TCL që i zgjidhën kontratat e tyre me këtë institucion pas largimit të presidentit të asaj kohe Ednaldo Rodrigues
Top Channel