Atalanta mori një fitore të rëndësishme ndaj Napolit në Serie A. Polemikat nuk munguan pas kësaj sfide me Drejtorin Sportiv të kampionëve të Italisë, Manna që u ankua për një gol të anuluar për skuadrën e tij që do të çonte rezultatin në 2-0 për skuadrën e Antonio Contes.

Ndryshe është ajo që mendon trajneri i Atalantës, Rafaele Palladino i cili analizoi ndeshjen në një intervistë për DAZN.

‘Skuadra tani është e vetëdijshme për aftësitë e saj, vetëm 3 muaj më parë u përballëm me Napolin në San Paolo duke humbur 3-1-tha Palladino-nisëm një rrugëtim së bashku, me skuadrën që vetëm është rritur. Ka shumë vetëbësim, jemi shumë të lumtur për këtë paraqitje sepse treguam se duam të vazhdojmë të rritemi dhe të ngjisim shkallët. Kjo ndeshje na jep shumë energji për sfidën e kthimit në Dortmund’.

Më pas Palladino foli më konkretisht për kontaktin Hien-Hojlund.

‘E pashë episodin, pashë që Hien përballet me Hojlund në lojën  një për një dhe ishte në avantazh. Duket mbajtja me krah dhe shtyrja në tokë, për mua është një faull i qartë dhe i dukshëm sepse ka kontakt-shtoi Palladino-e kuptoj pozicionin e Napolit, por për mendimin tim gjithçka është shumë e qartë dhe e dukshme. Hien më konfirmoi se e hodhën në tokë. Të mos flasim për episode ishte një betejë e fortë dhe një ndeshje shumë e bukur’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB