Një episod i rëndë shoqëroi sfidën mes Vardarit dhe Bashkimit në Maqedoninë e Veriut, ku vendasit fituan minimalisht 1-0, por rezultati sportiv u la në hije nga tensionet dhe incidentet në tribuna.

Goli i shënuar në pjesën e parë vendosi fatin e takimit, por në minutat e fundit loja u ndërpre përkohësisht. Shkak u bënë thirrjet ofenduese dhe raciste në kor nga një pjesë e tifozëve vendas ndaj klubit shqiptar, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen për të qetësuar situatën.

Tensionet nuk përfunduan me vërshëllimën finale. Pamjet e publikuara pas takimit tregojnë momente përplasjeje mes forcave të policisë dhe pjesëtarëve të stafit të Bashkimit, çka e përshkallëzoi edhe më shumë situatën jashtë fushës së lojës.

Në aspektin sportiv, Vardari vazhdon të kryesojë kampionatin me nëntë pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt, Struga dhe Shkëndija. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në ndeshjen e radhës kundër Sileksit, në një duel që pritet të ndikojë në ecurinë e garës për titull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB