Kombëtarja dhe playoffi i Botërorit, Perlat Musta: Ky ekip mund të arrijë çdo gjë…
Jose Luis Chilavert e vendos sërish veten në qendër të vëmendjes, por këtë radhë futbolli nuk ka të bëjë fare. Gjatë një interviste për ‘La Oral Deportiva’, ish portieri paraguajan bëri që të shpërthejë një stuhi mediatike me deklaratat e tij plot urrejtje dhe diskriminim.
Pasi mbrojti Prestiannin dhe akuzoi Vinicius se është një provokues dhe se luan gjithnjë rolin e viktimës, Chilavert e shtoi dozën e sulmeve te Kylian Mbappe.
Duke reaguar pas mbështetjes së francezit kundrejt shokut të tij të skuadrës, Chilavert u hodh në sulm personal transfobik duke vënë në dukje vlerat e Mbappe me duke iu referuar në mënyrë fyese jetës së tij private. ‘Mbappe flet për vlera dhe jeton me një tranvestit-kanë qenë fjalët e ish kapitenit të Paraguajit, që shkaktoi një indinjatë të madhe globale për atë që është përkufizuar një ndërhyrje skandaloze dhe diskriminuese dhe që është shumë larg etikës sportive
Chilavert i është referuar një lajmi gossip që nuk u konfirmua kurrë nga francezi, për një lidhje mes Mbappe dhe Ines Rau, modele transgjinore francezo-algjeriane, modelja e parë transgjinore në kopertinën e Playboy në 2017.
Top Channel