Java e 25-të e Superiores ka vijuar sot me dy përballje mjaft të rëndësishme, që kanë ndikuar si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Pas triumfit të një dite më parë të Egnatias ndaj Dinamos, kjo javë rezervoi të tjera surpriza.

Vllaznia u ndal në transfertë nga Bylisi, ndërsa Elbasani arriti të marrë tre pikë ndaj Vorës. Të dyja sfidat u mbyllën me shifrat 2-1, duke prodhuar ndryshime të ndjeshme në renditje.

Fitorja e Bylisit ka rihapur plotësisht garën në fundin e tabelës. Skuadra ballshiote largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në zonën “play-out”, duke përfituar maksimalisht nga hapi fals i rivalëve. Diferenca nga Vora e vendit të shtatë deri te Flamurtari i fundit mbetet vetëm gjashtë pikë, një hendek që mund të ngushtohet ose zgjerohet pas ndeshjeve të radhës.

Në krye, humbja e Vllaznisë ka shtuar presionin. Egnatia qëndron pranë me vetëm dy pikë më pak, ndërsa Elbasani afrohet në distancë prej tre pikësh, duke e bërë garën për vendin e parë edhe më të fortë në javët e fundit.

Java do të mbyllet nesër me dy takime të tjera: Tirana do të përballet me Teutën, ndërsa Flamurtari do të presë Partizanin, sfida që pritet të ndikojnë sërish në renditjen e kampionatit.

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB