Zgjedhjet te Barcelona, kandidati për president Victor Font bën premtimin e madh, kthimin e Lionel Messit
Kriza e Tottenhamit nuk ka fund. Edhe pse është kualifikuar në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, skuadra londineze është në një krizë të thellë rezultatesh në kampionat me Hotspurs që gjendet në vendin e 16 me vetëm 5 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, gjë që detyroi drejtuesit e klubit të shkarkojnë Thomas Frank dhe të sjellin në pankinë Igor Tudor deri në fund të sezonit.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kritikat e fundit të Romeros të bëjnë të mendosh për një largim të tij në muajt e verës duke ndjekur hapat e Kane dhe Son. ‘Kemi vetëm 11 futbollistë të disponueshëm. E pabesueshme, por e vërtetë dhe e turpshme-shkruante kapiteni në Instagram pas barazimit 2-2 me Manchester City. Po kështu edhe Heitinga u lagrua nga klubi londinez pas vetëm…32 ditësh.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe largimi i presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy pas 24 vitesh ka krijuar një boshllëk një klub që nga dhjetori i 2024. As fitorja e Europa League sezonin e kaluar që i dha fund 41 vjetëve thatësirë për tituj në arenën evropiane, nuk i qetësoi ujërat te Tottenham. Situata është kaq kritike, sa sipas ‘Daily Telegraph’, një sponsor kyç i klubit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Tottenham në muajin qershor duke parë se Hotspur po rrezikon të bjerë në Championship.
‘Tottenham përballer me një impakt financiar nga marrëveshjet me sponsorët e tij, që ekspertët parashikojnë se do të pësojë një rënie me dhjetëra milionë, pavarësisht bien apo jo nga kategoria-shkruan prestigjiozja britanike. Por mund te jetë edhe më keq. ‘Reduktimi i atmosferës dhe numrit të tifozëve në stadium po ndikojnë në vlerën e perceptuar nga akordet e sponsorizimit-vijon më tej ‘Daily Telegraph’ që paralajmëron për mundësinë e ‘eksodit’ të sponsorëve në fund të sezonit, është një makth që nuk po merr fund.
Top Channel