Serie A/Lazio ngec në Cagliari, bardhekaltërve iu largohet zona evropiane
Manchester City nuk gaboi në ndeshjen e tij të javës së 27 të Premier League angleze. Në Etihad Stadium skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti Newcastle me rezultatin 2-1 dhe njeriu i ndeshjes për Citizens u bë O’Reilly.
Manchester City e zgjidhi këtë ndeshje që në pjesën e parë kur u vendos edhe rezultati i saj. Vetëm 14 minuta iu mjaftuan të besuarve të Guardiolës për të marrë avantazhin në 1-0 me O’Reilly që shfrytëzoi në maksimun një asist të Marmoush.
Newcastle reagoi shumë shpejt dhe 8 minuta më vonë barazoi shifrat me Hall pas një pasimi të saktë të Hall. Manchester City nuk mund ta linte me kaq dhe vetëm 5 minuta pas barazimit mori sërish avantazhin, këtë radhë O’Reilly u shërbye nga Erling Haaland për të shënuar golin e dytë dhe me rezultatin 2-1 u mbyll pjesa e parë.
Shifrat nuk ndryshuan në pjesën e dytë dhe rezultati mbeti 2-1 për Manchester City që shkon në 56 pikë në vendin e dytë dhe për momentin është vetëm 2 pikë larg Arsenalit kryesues, ndërsa Newcastle mbetet me 36 pikë në vendin e 10 të klasifikimit.
Top Channel