Osasuna gjunjëzon Realin e Madridit, i jep shansin Barcelonës të parakalojë Los Blancos
Burnley pa Armando Brojën arriti të marrë një pikë në transfertën londineze ndaj Chelsea në sfidën e radhës së Premier League angleze. Në Stamford Bridge kjo ndeshje përfundoi me barazimin 1-1 me Blutë e Londrës që e mbyllën këtë 90 minutësh në inferioritet numerik.
Vetëm 4 minuta priti Chelsea për të marrë avantazhin 1-0 në këtë ndeshje teksa shënoi me Joao Pedro, një rezultat që skuadra e Rosenior diti ta ruajë deri në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë Fofana i hapi probleme Chelsea që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq duke i lënë Blutë në inferioritet numerik.
Ndërsa në minutën e 93 erdhi edhe goli i Burnley me Flemming dhe ndeshja u mbyll me barazimin 1-1 me Chelsea që shkon në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Burnley shkon në 19 dhe vazhdon të jetë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.
Në ndeshje të tjera të Premier League spikat barazimi i Aston Villës me Leeds 1-1, si dhe humbja e Brentford në shtëpi me Brighton me rezultatin 0-2
Top Channel