Pas disa fitoreve radhazi, vrulli i Realit të Madridit ndalet në Pamplona. Osasuna mposhti skuadrën e drejtuar nga Alvaro Arbeloa me rezultatin 2-1 duke i dhënë një asist edhe Barcelonës që mund të parakalojë sërish Los Blancos në krye të klasifikimit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38 të saj dhe ishte Osasuna ajo që e bëri teksa shënoi me Budimir që ekzekutoi saktë një 11 metërsh, për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, një rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Por në minutën e 73 Reali i Madridit arriti të rikthejë ekuilibrin teksa shënoi me Vinicius që shfrytëzoi në maksimum një asist të Valverdes duke i çuar shifrat në 1-1.

Mesa duket kjo e shtunë ishte dita e Osasunës që në minutën e 90 ndëshkoi sërish Realin e Madridit këtë radhë me Raul Garcia për të fiksuar fitoren 2-1 që i jep mundësinë skuadrës nga Pamplona të shkojë në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Reali i Madridit mbetet me 60 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB