Skënderbeu i përgjigjet fitores së Laçit në ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare mori një sukses dramatik ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj ndeshjeje

Skënderbeu e nisi mjaft mirë sfidën me golin e shpejtë të të zakonshmit Nasr, por Kukësi me kalimin e minutave fitoi terren duke e vënë shpeshherë në vështirësi mbrojtjen e Skënderbeut. Në minutat e fundit Kukësi arriti më në fund të barazojë ndeshjen me Birçajn që shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtje dhe të portierit korçar.

U duk se verilindorët po merrnin pikën ndaj Skënderbeut, por në castet e fundit Shaqe me një goditje me kokë shënoi golin e fitores 2-1 për Skënderbeun që ktheu sërish diferencën prej 3 pikësh në krye të renditjes me Laçin e vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB