Juventus, skualifikimi i Kalulu mbetet, përse Gravina zgjodhi të mos e falë Kalulu siç bëri me me Lukakun

21/02/2026 10:36

Pierre Kalulu nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit në sfidën Juventus-Como; mbetet në fuqi skualifikimi pas ndëshkimit me karton të kuq të marrë ndaj Interit pas hedhjes poshtë të apelit në Gjykatën Sportive të Apelit dhe pas refuzimit të Gravinës ndaj kërkesës për falje të klubit bardhezi.

Nuk ndodhi e njëjta gjë si me Lukakun në 2023 kur presidenti i Federatës i fali belgut kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë edhe ndëshkimin me karton të kuq dhe skualifikimin, por kjo ndodhi për arsye të ndryshme.

Pse Gravina nuk e fali Kalulu? Kush bën krahasimin e dy rasteve bën një gabim të madh; të dyja situatat nuk janë të krahasueshme dhe për këtë arsye Kalulu nuk e mori faljen ë Gravinës. Në 2023, Prokuroria e Federarës kishte sinjalizuar se Lukaku kishte reaguar ndaj shfaqjet e vazhdueshme të urrejtjes dhe diskriminimit të tifozëve kundërshtare, pra për diçka që nuk kishte të bënte me atë çfarë ndodhi në fushën e lojës.

Ndërsa kartoni i dytë i verdhë i Kalulu ishte pas një vendimi që rezultoi i gabuar të arbitrit La Penna edhe për shkak të sjelljes së Bastonit, pas një aksioni loje. Nëse Gravina do të falte mbrojtësin juventin, do të krijonte një precedent dhe çdo klub do të kërkonte ndërhyrjen e presidentit të FIGC në raste të gabimeve të rënda arbitrare, gjë që është parë shumë shpesh sidomos këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB