Donte kthimin te Barcelona me çdo kusht, por tani ndoshta Joao Cancelo po pendohet për zgjedhjen e tij. Pas vetëm një muaji nga transferimi i tij te klubi katalanas, portugezi është lënë mënjanë nga Flick, madje në ndeshjen me Gironën trajneri gjerman preferoi të aktivizojë Gerard Martin që roli i tij natyral është në qendër të mbrojtjes.

Zgjedhja në janar. Futbollisti portugez në merkaton e muajit janar e la Al Hilalin për t’u kthyer në Katalonjë ku kishte luajtur me huazim në sezonin 2023/24. Joao Cancelon e kërkoi mne ngulm edhe Interi, një tjetër ish skuadër e tij. Në ditët e para të janarit, zikaltrit që ishin në kërkim të një futbollisti të krahut të djathtë dukeshin në avantazh; operacioni me Al Hilal ishte vënë në shina edhe përsa i përket përqindjes së pagës së futbollistit që do të vazhdohej të mbulohej nga klubi saudit. Mungonte vetëm ‘Po’ e Cancelos që kishte një tjetër ëndërr; të kthehej te Barcelona. Kështu agjenti i tij Jorge Mendes nisi bisedimet me drejtuesit e klubit blaugrana për t’i bindur ata që të kthenin futbollistin në Evropë. Misioni u përmbush, por bilanci i operacionit për momentin mbetet negativ

Kritikat në Spanjë. E përditshmja AS e përshkruan portugezin si blerjen e parë të gabuar vërtet nga Deco dhe se Cancelo është rezerva e fundit. Kritika më pas shpjegohet në detaj. ‘Nëse Joao Cancelo do të duhej të ishte një blerje me impakt të menjëhershëm në eksperiencën e tij të dytë me Barcelonan, nuk po i realizon pritshmëritë; deri tani paraqitjet e tij nuk kanë bindur asnjë’-vijonte më tej AS.

Kritika e bërë nga mediat spanjolle është për faktin se operacioni Cancelo u realizua vetëm për shkak të raporteve të mira mes agjentit të tiuj Jorge Mendes dhe drejtuesve të Barcelonës. Flick në të vërtetë do të donte një qendërmbrojtës të ri. Kështu, Cancelo që ndryshoi ambient për të luajtur me më shumë vazhdimësi, në mënyrë paradoksale është i mënjanuar. Te Interi gjërat me shumë mundësi do të ishin ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB