Napoli, rishfaqet Kevin De Bruyne, numërimi mbrapsht për rikthimin e belgut, drejt fundit
Manuel Akanji në një kohë shumë të shkurtës është shndërruar në një shtyllë e skuadrës së Interit në këtë sezon. I ardhur vetëm në sekondat e fundit të merkatos së verës së kaluar për të zëvendësuar Pavard të laguar në drejtim të Olympique Marseille, mbrojtësi zviceran që fillimisht u vendos në krahun e djathtë, është shndërruar në liderin e qendrës së mbrojtjes që në momentin kur Chivu vendosi të besojë shumë të Yann Bisseck.
‘Shumë pikëpyetje…’. Por e ardhmja e Akanji që ka ardhur në Milano me huazim me të drejtë blerjeje nga Manchester City mbetet një rebus gjë që e pranon edhe vetë futbollisti. ‘Nuk është problem që të luaj me Interin duke ditur se jam në pronësi të Manchester City, por ka shumë pikëpyetje; çfarë do të ndodhë në verë, a do të përfundoj në një klub tjetër?-tha Akanji për SRF-por tani për tani vëmendja ime është te Interi. Ndonjëherë futbollistët duhet të jenë egoistë dhe të marrin vendime që jo gjithmonë kuptohen nga ata që i shohin gjërat nga jashtë. Ndonjëherë klubet pretendojnë besnikëri nga futbollistët e tyre, por jo gjithmonë e ofrojnë atë në mënyrë reciproke’.
Akanji e il Manchester City. Por fjalët e Akanji duken se më shumë i drejtohen Manchester City, siç duket edhe në pjesën tjetër të intervistës. ‘Klubi në fund të merkatos së transferimeve e pa veten në mënyrë të papritur me 6 qendërmbrojtës, kur në fillimin e sezonit e pashë që nuk luajta, vlerësova çdo opsion bashkë me agjentin tim-shtoi Akanji
Inter dëshiron të blejë kartonin e tij. Kohët e fundit Akanji, tashmë 30 vjeç kishte deklaruar se ndihej mirë te Interi, por se e ardhmja e tij do të diskutohej në fund të sezonit. Në fakt synimi i Interit është pikërisht blerja e kartonit të tij në muajt e verës; klubi zikaltër duhet të ushtrojë opsionin e përcaktuar në kontratë dhe të derdhë 15 milionë euro në arkat e Manchester City, por nëse Interi fiton titullin kampion, blerja e Akanji do të jetë një detyrim.
Top Channel