Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Forcat amerikane nisën një sulm ajror ndaj një motoskafi në Paqësorin lindor të premten, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge, duke vrarë tre persona në bord, sipas një deklarate nga Komanda Amerikane e Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) tha se motoskafi ishte “i përfshirë në operacione trafikimi droge” dhe se “tre narko-terroristë u vranë” në sulm. Njoftimi gjithashtu ndau një video që kap momentin e sulmit ndaj anijes në fjalë në Paqësorin lindor.
On Feb. 20, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known… pic.twitter.com/PzWQFfNgHm
— U.S. Southern Command (@Southcom) February 21, 2026
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth identitetit viktimave ose vendit të origjinës së anijes.
Sipas të dhënave të ofruara nga SOUTHCOM, që nga shtatori i kaluar SHBA-të kanë kryer më shumë se 40 sulme ndaj anijeve që dyshohet se trafikonin drogë në Karaibe dhe Paqësor.
Numri i të vdekurve në këto operacione është të paktën 147.
Top Channel