Bayerni i Mynihut mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e radhës së Bundesligës gjermane. Në Allianz Arena skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany iu imponua Eintrachtit të Frankfurtit me rezultatin 3-2 në një sfidë ku pati dhe momente vuajtjeje.

Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për kampionët e Gjermanisë që morën avantazhin e dyfishtë brenda 20 minutave të para të ndeshjes. Në minutën e 16, Pavlovic zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, ndërsa 4 minuta më vonë Harry Kane shënoi edhe golin e dytë për Bayernin e Mynihut, që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë skuadra bavareze shënoi sërish teksa shënoi edhe golin e tretë, sërish me Harry Kane me anglezin që plotësoi dygolëshin e tij personal dhe me rezultatin 3-0 dukej se gjithçka ishte e mbyllur. Por Eintrachti i Frankfurtit shkurtoi diferencën në 3-1 me Burkardt me penallti, ndërsa në minutën e 86 rihapi llogaritë e ndeshjes duke e cuar rezultatin në 3-2 me golin e Kalimuendos. Gjithsesi në minutat e fundit Bayerni i Mynihut diti të ruajë avantazhin dhe e mbylli sfidën me fitoren 3-2.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Union Berlin mundi Bayer Leverkusen 1-0, Köln barazoi me Hoffenheim 2-2, ndërsa Augsburg fitoi në transfertë ndaj Wolfsburg 3-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB