Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e Trump-it, reagon Presidenti i SHBA-së: Vendim i turpshëm, e kam një plan rezervë
Pamje tronditëse kanë dalë në internet të përmbysjes dhe shpërthimit të një kamioni që transportonte gaz natyror të lëngshëm në Santiago të Kilit.
Siç raporton Reuters, incidenti ndodhi rreth orës 08:22 sipas orës lokale në kryqëzimin e Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez, dhe rezultoi në vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve.
Sipas Shefit të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është midis viktimave, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përmbysur dhe më pas shpërthyer. Siç shihet në videot e shpërndara në mediat sociale, pasi kamioni u përmbys, një tym i trashë i bardhë mbuloi autostradën dhe automjetet përreth.
More footage has emerged of the liquified gas explosion after a gas truck overturned in Renca, Santiago in Chile yesterday.
At least 4 people died and around 17 were injured.
I hope that person is OK.pic.twitter.com/OtLFbxk6Xa
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 20, 2026
🚨 Explosión de camión de Gasco en Ruta 5 Norte deja 4 muertos y 17 heridos en Chile.
El vehículo volcó, liberó gas y segundos después se produjo el estallido. Fiscalía investiga si hubo exceso de velocidad.#Chile #Ruta5Norte #Explosión #Gasco #Emergencia pic.twitter.com/oG7MvF4I35
— Extra News Mundo (@extranewsmundo) February 20, 2026
Disa sekonda më vonë, shpërthimi u kap me një top zjarri të madh që u përhap në të gjitha drejtimet.
Shpërthimi u ndje brenda një rrezeje prej afërsisht 150 deri në 200 metrash dhe shkaktoi dëme në të paktën 50 automjete, sipas departamentit të zjarrfikësve. Sipas guvernatorit të zonës metropolitane të Santiagos, Claudio Orrego, pesë persona janë në gjendje të rëndë.
Flakët u përhapën në një depo automjetesh të një kompanie ankandesh, duke shkaktuar dëme të rënda materiale, si dhe në objektet aty pranë. Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e incidentit janë duke u zhvilluar.
Top Channel