Kategoria Superiore/Vlerësohet Enea Jorgji, arriti në 300 ndeshje të gjykuara në karrierë
Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe moralin, duke mposhtur Dinamon 1-0 në një ndeshje direkte për “Final 4”.
Kjo fitore ka ardhur në minutat shtesë, pas një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave që ishin të kujdesshme për të shmangur humbjen.
Vendasit ishin më dominues gjatë lojës, duke krijuar disa mundësi për gol, ndërsa Dinamo, e cila u tregua e kujdesshme, nuk mundi të reagonte. Egnatia shfrytëzoi momentin e fundit, me Rodrigues që shënoi në minutën e 90+2, duke i dhënë skuadrës një fitore të merituar dhe të rëndësishme.
Për Dinamon, kjo humbje thellon krizën që po kalon dhe rrezikon seriozisht pozitat e saj në katërshen e parë të renditjes.
EGNATIA – DINAMO 1-0
90’+2′ Rodrigues
Top Channel