Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji 06/08 16:27
Të enjten Parlamenti ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë.
Sot ka ardhur reagimi nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ku e cilëson si instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës.
“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës.”, shkruan ajo në një postim në Facebook.
Top Channel