Jose Mourinho thyen heshtjen: Nuk ka qenë i lehtë menaxhimi i asaj që ndodhi….
Massimiliano Allegri kishte krijuar imazhin si një person që e ruan qetësinë në çdo moment, por edhe trajneri livornez është një tip qe merr flakë dhe këtë e tregon edhe fakti se gjatë këtij sezoni ai është ndëshkuar 3 herë me karton të kuq
Dhe kjo ka ndodhur në ndeshjet me Bolognan, Lazion dhe Comon me Allegrin që nuk ka mundur t’i çojë ndeshjet deri në fund. E ka kapur me arbitrat, por edhe me trajnerët kundërshtarë, siç ishte rasti më i fundit me Cesc Fabregas.
Ndoshta shuhet shpejt, por në momentin kur ndizet, Allegri nuk sheh askënd në fytyrë e madje nuk kursen as xhaketat e tij duke nisur që nga ajo e hedhur në Carpi përpara 10 vitesh apo ajo e hedhur në një ndeshje të Juventusit, një skenë kjo që në një farë mënyre i kushtoi vendin në stolin e Zonjës së Vjetër dhe një skualifikim që nuk e lejoi atë të kthehej në pankinë në ndeshjen me Barin në Kupën e Italisë.
Top Channel