Trabzonspor pas shumë konsultimesh dhe analizash, merr vendimin për sulmuesin kuqezi Ernest Muçi
Bardhezinjtë i kanë bërë një kërkesë direkt presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina.
Juventusi po i kërkon Federtës Italiane të Futbollit të falë dënimin e dhënë ndaj Pierre Kalulu. Pas kartonit të tij të kuq në ndeshjen e San Siro-s kundër Interit, i cili u konsiderua i padrejtë edhenga shoqata e arbitrave. Klubi bardhezi ka vendosur të apelojë për heqjen e pezullimit të mbrojtësit francez. Megjithatë, kërkesa u refuzua, duke bërë që Juventusi t’i kërkojë drejtpërdrejt presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina, falje, me qëllim që të ndreqë një gabim të provuar tashmë. Qëllimi është që ai të rikthehet për ndeshjen e nesërme kundër Comos.
Gjykata e Apelit të Sportit
“Gjykata Kombëtare e Apelit Sportiv dhe Seksioneve të Përbashkëta, ka rrëzuar apelimin e Juventusit, duke lënë në fuqi pezullimin me një ndeshje të vendosur ndaj Pierre Kalulu.
Mbrojtësi i Juventusit u sanksionua nga komisioni i disiplinës pasi u përjashtua gjatë ndeshjes Inter-Juventus, një ndeshje e luajtur më 14 shkurt, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit të Serie A.” Kjo është ajo që u tha në një deklaratë nga FIGC.
Luciano Spalletti, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes Juve-Como, foli për kërkesën e Kalulu-s për falje: “Një akt i domosdoshëm. Është kërkesa e klubit për dy padrejtësi të qarta. Klubi bëri gjënë e duhur.”
Top Channel