Carlo Ancelotti vë një tjetër Botëror në shënjestër: Besoj se do të rinovoj për 4 vjet të tjerë me Brazilin
Juventusi, Adidas dhe Studio Sgura prezantuan uniformën e 4 të skuadrës që eksploron atë çfarë ndodh kur tradita dhe vizioni lëvizin në të njëjtin drejtim. Tre forca krijuese të bashkuara nga një synim i përbashkët; rimendimi për shiritart duke ruajtur plotësisht domëthënien
Një dizajn që bashkon të kaluarën dhe të tashmen, traditën dhe evoluimin. Të njëjtat ngjyra, bardhezi; linja të pastra, përmasa të matura mirë dhe një siguri natyrale që përkufizojnë estetikën dalluese të Studio Sgura duke shkrirë modën me identitetin e pangatërrueshëm të Juventusit. Rezultati është një fanelë që jeton mes fushës dhe modës kontemporane, mes performancës dhe stilit të jetesës.
Imazhi kompletohet nga rikthimi i mëngëve të gjatë, një siluetë e rrënjosur thellësisht në kulturën futbollistike dhe e riprezantuar me një sjellje kontemporane. Në stilion polo dhe e realizuar me poliestër, fanela e 4-t e Juventusi kombinoin komfortin, strukturën dhe karakterin.
Frymëzimi vjen nga sezoni 1996/97; një moment kur Juventus eksploroi një interpretim horizontal të ngjyrave ikonike bardhezi në një koncept eksperimental që nuk ishte përdodur kurrë në ndeshje zyrtare. Pas rreth 30 vitesh, ai vizion merr sërish forme, shiritat horizontale do të kthehen, këtë radhë edhe në fushën e lojës, në 21 shkurt në ndeshjen mes Juventusit dhe Comos. Rikthimi i këtij modeli do të thotë se ka një rilidhje me një kapitull të historisë bardhezi e përcaktuar nga kurajoja, inovacioni dhe vullneti për të sfiduar paktet, elementë këto që vazhdojnë të drejtojnë evoluimin e Juventusit.
Top Channel