Carlo Ancelotti vë një tjëtër Botëror në shënjestër: Besoj se do të rinovoj për 4 vjet të tjerë me Brazilin
Parashikimet negative të bëra në lidhje me gjendjen e Lautaro Martine konfirmohen nga ekzaminimet mjekësore. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lodhje muskulore në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që e pësoi në sfidën me Bodo/Glimt në mbrëmjen e së mërkurës.
Gjendja e futbollistit do të vlerësohet sërish pas një jave ndërkohë që prania e tij në derbin me Milanin është praktikisht e pamundur duke qenë se ai pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 javë.
Për Lautaro Martinez ky dëmtim është një goditje e fortë pasi ai në total do të humbasë plot 5 ndeshje, por në varësi të kësaj shkallës së këtij dëmtimi muskular, ky numër mund të shkojë në 9.
Kështu, Lautaro Martinez nuk do të jetë në dispozicion të Cristian Chivu në ndeshjet ndaj Lecces(kampionat), Bodo/Glimt(ndeshja e kthimit në Champions), Genoas(në kampionat në 28 shkurt) dhe Como(sfida e parë gjysmëfinale e Kupës në 3 mars). Derbi me Milanin do të luhet në 8 mars dhe Lautaro Martinez nëse nuk do të ndodhë ndonjë mrekullit, nuk do të mund të luajë këtë supersfidë të kampionatit italian. Por duhen marrë në konsideratë edhe ndeshjet e 1/8 të finaleve, gjithnjë nëse Inter do të arrijë të përmbysë rezultatin ndaj Bodo/Glimt.
Në këtë pikë, për argjentinasin mund të krijohet mundësia që të kthehet në fushë në ndeshjen ndaj Atalantës në 15 mars apo me Fiorentinën në 22 mars. Nëse Lautaro Martinez do të mund të luajë një nga këto dy ndeshje, Argjentina do të jetë e lirë ta grumbullojë për ‘Finalissima’ me Spanjën në 27 mars dhe miqësoren me Katarin në 31 mars. Nëse pas një jave dëmtimi do të rezultojë më serioz, futbollisti mund ta marrë me më shumë qetësi sidomos nëse klasifikimi i Serie A do të konfirmojë distancën aktuale me skuadrat që e ndjekin në mënyrë që argjentinasi të punojë edhe gjatë kohës së pauzës së ndeshjeve të kombëtareve; në këtë mënyrë Chivu do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e 4 prillit me Romën
Top Channel