Jose Mourinho thyen heshtjen: Nuk ka qenë i lehtë menaxhimi i asaj që ndodhi….
Çështja Vinicius-Prestianni që shpërtheu në Ligën e Kampioneve në sfidën mes Benficas dhe Realit të Madridit është prekur edhe nga trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany në konferencë për shtyp. Trajneri belg i kampionëve të Gjermanisë e përkufizoi situatën si komplekse dhe kërkoi që të analizohen ngjarjet në perspektivë.
‘Është një temë e vështirë. E pas ndeshjen dhe më la të intriguar. Kjo histori ka komponentë të ndryshëm-tha Kompany-e para, ajo që ndodhi në fushë, e dyta, ajo që ndodhi me tifozët dhe më pas ajo që ndodhi pas ndeshjes. Është e nevojshme që t’i ndajmë’
Ish futbollisti nuk dyshoi teksa i doli në mbrojtje të sulmuesit të Realit të Madridit.
‘Kur shikon aksionin në vetvete dhe mënyrën si reagoi Vinicius, mund të thuhet që ishte një reagim që nuk mund të shtiret-shtoi Kompany-duket që ishte një reagim emocional. Nuk shoh asnjë përfitim të tij kur iu drejtua arbitrit dhe të mbajë të gjithë këtë gjë që të shëmtuar në shpatullat e tij. Në atë moment pashë që ishte gjëja e duhur’.
Për Kompany, ajo që ndodhi pas ndeshjes ishte më e rënda duke iu referuar në mënyrë të veçantë fjalëve të Jose Mourinhos
‘Për mendimin tim, ajo që ndodhi më pas është akoma më keq-tha Kompany-Jose Mourinho sulmoi karakterin e Vinicius duke i përmendur mënyrën e festimit të golit për të diskretituar atë çfarë po bënte ai në atë moment. Ishte një gabim i madh në aspektin e lidershipit. Tha që Benfica nuk mund të jetë një klub racist sepse futbollisti më i mirë në historinë e saj është Eusebio. E dini se çfarë duhet të kalonin futbollistët me ngjyrë në vitet ’60? Ishte aty ai me Eusebion në çdo ndeshje që luante në transfertë për të parë se sa e vuante? Të përdorësh emrin e tij për të argumentuar kundër Vinicius…’
Megjithatë, Kompany vendosi edhe të bëjë edhe disa sqarime të tjera në lidhje me trajnerin portugez.
‘Sinqerisht nuk e shoh vendin tim në shumë prej gjërave që po ndodhin, kështu që nuk dua të jem pjesë e asnjë grupi-shtoi Kompany-kam njohur 100 persona që kanë punuar me Jose Mourinho. Nuk kam dëgjuar asnjë që të flasë keq për të. Të gjithë futbollistët e duan. E kuptoj si person, kuptoj që lufton për klubin e tij. E di që thellë-thellë është një njeri i mirë. Nuk është e nevojshme që ta gjykoj për këtë. E di çfarë kam dëgjuar, kuptoj atë çfarë ka bërë, por gaboi. Shpresoj që të mos ndodhë në të ardhmen dhe të mund të shohim përpara të gjithë së bashku’
Top Channel