Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të zgjatur kontratën me kombëtaren braziliane të futbollit edhe për 4 vjet të tjerë për të qëndruar në pankinën e Seleçaos deri në Botërorin e vitit 2030.

‘Besoj se do të rinovoj me Brazilin për  4 vjet te tjerë-është shprehur Ancelotti në një intevistë në programin Universo Valdano në Movistar i drejtuar nga ish futbollisti i Realit të Madridit Jorge Valdano-kam një punë që më pëlqen shumë’.

Kontrata aktuale e Carlo Ancelottti skadon në përfundim të Botërorit të këtij viti ku Brazili është në Grupin C të kompeticionit së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë. Që nga momenti kur u emërua në pankinën e skuadrës 5 herë kampione të botës në maj të 2025, Ancelotti që është trajneri më i paguar në historinë e Federatës Braziliane të Futbollit, e ka drejtuar Brazilin në 8 ndeshje të kualifikueseve të Botërorit 2026 me një bilanc; 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB