Dyzet vjet janë një përjetësi, por mbi atë vendim dhe atë projet vizionar, Milani thellë thellë po jeton edhe sot. Ishte projekti i Silvio Berlusconit që pikërisht në 20 shkurt të 1986 shpëtoi Djallin nga falimentimi, e bleu me synimin për ta çuar në majën e botës menjëherë. Një mision që në atë kohë dukej i pamundur, por që në të vërtetë u realizua.

Gjatë kthimit nga Saint Moritz pas pushimeve të Krishtlindjes, Silvio na telefonoi gjatë fluturimit dhe bëri të ditur: ‘kam vendosur të blej Milanin, të përgatitemi’-tregon Fedele Confalonieri për ‘Corriere dello Sport’-i vetmi që shfaqi dyshime ishte Galliani që e dinte shumë mirë se ai ishte një biznes me humbje, por Silvio iu përgjigj: nuk është një biznes si të tjetër, është një biznes zemre. 20 shkurti ishte një ditë impenjative. E nisëm që në mëngjes duke shkuar në zyrat e ekonomistit të asaj kohe, Dr.Locatelli që për më tepër ishte interist, për të nënshkruar kalimin e aksioneve të Milanit të Farina te Fininvest dhe më pas shkuam në Paris për prezantimin e La Cinq’.

Data 20 shkurt 1986 mund të konsiderohet Krishtlindja e tifozëve milanistë-tregon Paolo Berlusconi-e pasuar nha një Epifani e gjatë, plot me suksese nëpër evropë dhe botë. Bilanci është i shkëlqyer; 5 Kupa Kampionesh, shumë tituj të Serie A. E kaluara e Milanit është unuike dhe e paarritshme. Çfarë kujtij nga ajo ditë? Kundërshtimin e projektit. Për herë të parë tentuam të blinim një kompani pa e parë bilancin e saj’

Dhe që blerja e Milanit bëhej fjalë për një akt dashurie e thotë edhe Adriano Galliani për ‘Corriere Della Sera’. ‘E bleu Milanin pa ditur sesa borxhe kishte klubi-tregon Galliani-në anën tjetër, nëse Milani do të falimentonte do të humbiste titullin sportiv. Edhe jeta ime ndryshoi? Absolutisht po. Unë mendoj për Silvio Berlusconin çdo mëngjes kur zgjohem. Pa të, edhe pse me të njëjtët drejtues, trajnerë e shumë kampionë të mëdhenj, Milani nuk do të fitonte kurrë 29 trofe në 31 vjet. Kam qenë me fat që kam qenë përkrah tij; ishte një motivator i jashtëzakonshëm. Nëse do ta krahasoja me një futbollist, do të ishte Pelè’.

Mes kujtimeve nuk mund të mungonte ai i Franco Baresit, kapitenit të atij Milanin. ‘Në Milanello ishim të gjithë në ankth dhe kuriozë për të kuptuar sesi do të përfundonte ajo tratativë-tha Baresi për  gazetarin Franco Ordine të ‘Il Giornale’-bënim një tifo të dëshpëruar për të. Me Farinën kishim hyrë në një tunel të thellë, ja si ishim. Në atë kohë kur skuadra ishte në transfertë në kampionat, kangjellat e Milanellos hapeshin për të pritur festa martesash apo të komunioneve të para  për të mbledhur ca para më shumë. Pak muaj pas ardhjes së Berlusconit, na bashkoi në kështjellën e Pomerios dhe na dha misionin e famshëm; të bëheshim skuadra më e fortë në botë. Në fillim ky mision u prit me shumë skepticizëm, një cvit më vonë kishim fituar titullin e Serie A. Dita simbol e galopimit? Do ta nisja me titullin e parë të Kupës së Kampioneve të fituar në Barcelonë, për të kaluar te finalja e Kupës Interkontinentale në Tokio; u ngjitëm në çatinë e botës dhe ia dolëm t’i jepnim një kuptim diskutimit të famshëm të Pomerios. Raporti ynë ishte një raport shumë përfshirës, që u pasurua në planin njerëzor çdo ditë me vlerësim dhe afeksion’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB