Shkëndija është mundur me rezultatin 0-1 në ndeshjen e parë të play off-it të Conference League nga ekipi turk i Samsunsporit.

Në “Todor Proeski” të Shkupit, pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0 por skuadra e Samsunspor çoi dëm një mundësi të shkëlqyer për të marrë avantazhin në rezultat.

Në minutën e 7’, skuadra turke fitoi një 11-metërsh, të cilin Ndiaye nuk mundi ta shfrytëzojë në maksimumin duke gabuar në ekzekutimin e tij dhe kështu që 45 minutat e para u mbyllën me barazimin pa gola.

Edhe pse rezistenca e kuqezinjve të Tetovës ishte e madhe, në minutën e 77’, turqit gjetën golin e avantazhit me Marius.

Tashmë, ëndrra e Shkëndijës do të luhet pas një jave në Turqi, me kuqezinjtë që do të tentojnë të japin një paraqitje sa më të denjë.

REZULTATI:

SHKËNDIJA 0-1 SAMSUNSPOR

Marius 77’

Goli i Marius (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB