Rritet presioni nga Anglia për yllin e Milanit/ Tottenham dhe Arsenal në garë për Pulisic, ja shuma që kërkojnë kuqezinjtë për amerikanin
Tensioni shpërtheu jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe pas saj. Marrëdhënia mes Massimiliano Allegri dhe Cesc Fàbregas duket se ka arritur pikën e thyerjes, pas një serie incidentesh që kulmuan me përjashtime dhe deklarata thumbuese para mediave.
Në fushë, përplasja nisi pas një episodi që përfshiu trajnerin e Como 1907 dhe lojtarin e AC Milan, Alexis Saelemaekers. Fabregas kërkoi kartonin e dytë të verdhë për belgun – që gjyqtari nuk e akordoi – dhe më pas ndërhyri duke e penguar, çka bllokoi kundërsulmin e Milanit. Ky veprim ndezi menjëherë situatën: stolat u përfshinë në debat, ndërsa asistenti i Allegrit, Landucci, u drejtua me nervozizëm drejt një lojtari të Comos.
Gjyqtari Mariani ndërhyri për të rivendosur qetësinë, por jo para se të përjashtonte si Allegrin ashtu edhe trajnerin e Comos.
Por episodi në fushë ishte vetëm fillimi. Shkëndijat vazhduan edhe në korridoret që të çojnë drejt sallës së konferencave për shtyp, ku Allegri dhe Fabregas u përballën sërish. Më pas, përplasja kaloi edhe në deklaratat publike.
Fabregas kërkoi falje për veprimin e tij: “Bëra diçka për të cilën nuk jam krenar, një gjest josportiv. Ne fituam topin, por e preka pak nga emocionet. Siç tha Chivu ditën tjetër: mbajini duart në shtëpi, sidomos trajnerët. Nuk mund ta bëjmë këtë. Shpresoj të mos ndodhë më.”
Nga ana tjetër, Allegri reagoi me ironi dhe kritikë: “A kërkoi falje? E kuptoj. Atëherë herën tjetër, nëse dikush shkon drejt vijës së finishit, do të futem edhe unë. Shkova për të mbrojtur Saelemaekers. Lojtari reagoi dhe dikush nga Como erdhi drejt meje. Nuk e di kush ishte, por asgjë nuk ndodhi. Në fushë duhet respekt për gjyqtarin dhe për kundërshtarin. Ai është një trajner shumë i ri. I uroj të fitojë shumë, sepse ka cilësitë për ta bërë.”
Top Channel