Juventus e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe në këtë të ardhme është e sigurt se ka një vend për Luciano Spallettin. Trajneri toskan i ka bindur të gjithë për cilësinë e lojës së skuadrës, por edhe ai, ashtu si gjithë të tjerët, varet nga rezultatet.

Me rezultatin në ndeshjen e Ligës së Kampioneve dhe eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Italisë, për bardhezinjtë pozicionimi mes 4 skuadrave më të mira të kampionatit në fund të sezonit është një detyrim.

Me fjalë të tjera, Spalletti nuk preket, gjithnjë nëse Juventus nuk dështon në arritjen e objektivit, kualifikimit në Champions League

Sepse nuk është vetëm një çështje statusi, por më shumë një çështje ekonomike. Pa të ardhurat e Ligës së Kampioneve të sezonit të ardhshëm, do të rishihet një projekt i cili që në janar ishte me dimensione të reduktuara për shkak të mungesës së fondeve. shefi Ekzekutiv Comolli vjen nga një merkato me buxhet zero dhe mund ta shohë sërish veten në të njëjtat kushte në muajt e verës. Madje mund të jetë i detyruar që të ridimensionojë sërish skuadrën duke nxjerrë në shitje ndonjë element të rëndësishëm në mënyrë që të balancojë llogaritë, kur në fakt do të jetë e nevojshme që të përforcohet skuadra sidomos në repartin e sulmit dhe në pikë do të përfshihej edhe trajneri. Mes trajnerëve që preferojnë lojën e bukur dhe atyre që zgjedhin rezultatet, Juventus gjithnjë është në anën e këtyre të dytëve. Kështu, është gjë e mirë rritja estetike e manovrës, por kjo duhet shoqëruar edhe nga rezultatet dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë, duke nisur nga sfida shumë delikate e së shtunës kundër Comos.

Klasifikimi thotë që vendi i katërt është në shënjestër, por aktualiteti tregon për një Romë që është sërish në rritje falë një Malen dhe për një Napoli që është prekur nga dëmtime të shumta dhe që duket gjithnjë e më shumë në vështirësi. Gara sot për sot është mes këtyre skuadrave, Milani është shkëputur me 8 pikë dhe për momentin është larg. Është e vërtetë, pa ndëshkimin me karton të kuq të Kalulut edhe sfida në San Siro me Interin mund të ishte mbyllur ndryshe. Por transferta tragjike e Stambollit kundër Galatasaray thotë që kundërgoditja ishte shumë e rëndë.

Kështu, fillimisht do të mendohet për Comon e më pas për ndeshjen e kthimit me Galatasaray ku do të tentohet përmbysja e madhe. Por fokusi mbetet te kampionati, pasi aty vendoset e ardhmja e Juventusit, por edhe konfirmimi i mundshëm i Spallettit në stolin e Zonjës së Vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB