Conference League / Fiorentina pranë 1/8 të finaleve, mund Jagellonian në transfertë
Kampion i botës në Formula 1, Lando Norris, ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij, modelja Margarida Corceiro.
Siç ka zbuluar The Sun, lajmi i papritur erdhi gjatë një bisedë midis Norris dhe shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz Jnr. në një video TikTok, ku piloti i Williams, Sainz, pyeti me humor: “A jeni mirë ti dhe Magui?”.
Norris përgjigjet me një “Jo”, duke e konfirmuar më pas se ai tani është një “burrë beqar”.
Përgjigjja e papritur e Norris tronditi Sainz-in, i cili dukej i befasuar, ndërkohë që ata vazhduan të bisedonin gjatë testimeve para-sezonale në Bahrein këtë javë.
Lando Norris dhe Margarida Corceiro nisën romancën e tyre në vitin 2023. Ata u ndanë në 2024, por më vonë rinisën lidhjen vitin e kaluar.
Modelja dhe aktorja portugeze, e cila ka qenë më parë në një lidhje me futbollistin e njohur Joao Felix, tashmë është ndarë nga piloti britanik.
Një burim i afërt me çiftin tha për ndarjen: “Kishte shenja paralajmëruese për një kohë të gjatë. Ata u larguan pas fitores së tij vitin e kaluar. Disa prova më të mëdha u shfaqën gjatë testimeve në Bahrein, ku Lando organizoi një festë për të falënderuar ata që e kanë mbështetur që nga fillimi i karrierës së tij dhe që i kanë ndihmuar të arrijë titullin. Kushdo që ishte i njohur pozoi për një foto grupi, por e dashura e tij, Magui, nuk ishte aty. Kjo natyrisht shkaktoi thashetheme.”
Norris fitoi titullin e tij të parë të botës në garën e fundit të sezonit 2025 dhe do të nisë mbrojtjen e titullit muajin e ardhshëm në Çmimin e Madh të Australisë.
Top Channel