Conference League/ “Shtanget” ekipi anglez, barazohet në Bosnjë, holandezët munden nga Noah e Armenisë
Mikayla Demaiter, ish-ylli i hokejit dhe një nga femrat më të nxehta në botë, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim të nxehtë që la pak për imagjinatën.
Në moshën 25-vjeçare, ajo ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve, duke shpërndarë një set fotografish të saj me bikini, ndërsa relaksohej pranë një pishine.
Bukuroshja bjonde u shfaq duke e shijuar jetën dhe duke tërhequr vëmendjen e fansave. Mikayla nuk e ka zbuluar vendndodhjen e pushimeve të saj, por ka treguar se edhe kur është në pushim, nuk mund të ndalet së tërhequri vëmendjen.
Ajo shkroi në postimin e saj: “Në pushime, por kurrë nuk kam pushim nga tërheqja e vëmendjes.”
Me mbi 3.1 milionë ndjekës në Instagram, Mikayla nuk ka vonuar të marrë një mori komentesh dhe reagimesh nga fansat.
Top Channel