Europa League/ Nottinghami trondit Fenerbahçen në Stamboll, hap i gabuar për Arbër Hoxhën dhe Dinamon e Zagrebit në shtëpi
19/02/2026 20:57
Janë luajtur katër ndeshjet e para të Europa League në fazën play off, ku golat nuk munguan.
Në sfidën kryesore të mbrëmjes, Nottingham Forest dhuroi spektakël në Stamboll, duke mundur 0-3 ekipin e Fenerbahçes dhe duke hedhur një hap të sigurt për kualiufikimin në raundin tjetër.
Një hap të gabuar hodhi Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës, me sulmuesin e Kombëtares që ishte titullar në takimin kundër Gent, por ishin belgët ata që triumfuan 1-3.
Spanjollët e Celta Vigo ia dolën përballë PAOK-ut në Selanik, ndërsa Bologna mori një fitore minimale kundër Brann në Norvegji.
REZULTATET:
Fenerbahçe 0-3 Nottingham Forest
Dinamo Zagreb 1-3 Gent
PAOK 1-2 Celta Vigo
Brann 0-1 Bologna
Top Channel