Conference League/ “Shtanget” ekipi anglez, barazohet në Bosnjë, holandezët munden nga Noah e Armenisë

19/02/2026 21:02

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese nuk munguan.

Në një ndeshje emocionuese, Noah e mposhti AZ Alkmaar me rezultat minimal 1-0, duke lënë holandezët të shtangur. Po ashtu, një tjetër befasi erdhi nga barazimi i Zrinjskit me Crystal Palace, ku të dy ekipet e ndanë pikët pas një barazimi 1-1.

Në sfidat e tjera, Sigma Olomouc barazoi me Luzern 1-1, ndërsa Lech Poznań mundi KuPS me rezultatin 2-0.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

KuPS 0-2 Lech Poznań

Noah 1-0 AZ Alkmaar

Sigma Olomouc 1-1 Luzern

Zrinjski 1-1 Crystal Palace

Top Channel

DIGITALB DIGITALB