Merret vendimi? Ministri Vengu flet për çështjen Balluku, në Komisionin e Mandateve…
Spektakli nuk mungoi në Prishtinë, por edhe pse pas luftës së madhe të Dritës, kampionët e Kosovës u mposhtën në fund nga Celje me rezultatin 2-3.
Në pjesën e parë Celje kishte një qarkullim më të madh të topit, por diferencat në shanset për shënim nuk ishin të mëdha, kjo deri në minutën e 19 kur skuadra sllovene zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Kucys që shfrytëzoi në maksimum një asist të Calusic.
Pak para fundit të pjesës së parë, Celje shënoi edhe golin e dytë dhe ai që ndëshkoi këtë radhë kampionët e Kosovës ishte një bashkatdhetar, Milot Avdyli dhe rezultati shkoi 2-0 dhe me këto shifra skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin e ndeshjes.
Gjitghçka ndryshoi në pjesën e dytë, ku kampionët në fuqi të Kosovës u futën në fushë me një fytyrë tjetër.
Në minutën e 59’, ishte Blerim Krasniqi i cili u fut në pjesën e dytë, që shënoi me kokë për të rihapur takimin.
Zëvëndësimi tjetër i duhur ishte ai i Liridon Balajt, i cili në minutën e 75’ riktheu baraspeshën në Prishtinë, duke sjellë festë në kampin e të besuarve të Zekerija Ramadanit.
Por në minutën e fundit të takimit, kampionët e Kosovës u shtangën nga Poplatnik, i cili i dha fitoren ekipit mik.
Tashmë çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Slloveni, aty ku Drita do të synojë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ave të Conference League.
REZULTATI:
DRITA 2-3 CELJE
Krasniqi 59’, Balaj 75’ / Kucys 19’, Avdyli 41’, Poplatnik 90+4′
Goli i Krasniqit (Video)
Goli i Balajt (Video)
Top Channel