Spekulimet marrin fund dhe tashmë është zyrtare. Cmimi i Madh i Australisë në Botërorin e MotoGP ndryshon pistë dhe zhvendoset nga Phillip Island në Adelaide. MotoGP Sports Entertainment Group, Dorna e re, ka arritur një marrëveshje me autoritetet australiane për zhvillimin e një gare në pistën urbane të Adelaides duke nisur nga viti 2027.

Kjo do të thotë se 2026 do të jetë viti i fundit ku pilotët më të mirë të botës do të garojnë në Phillip Island, pistë që e ka pritur këtë kampionat në mënyrë të pandërprerë që nga 1997, me përjashtim të viteve të pandemisë.

MotoGP konfirmon se marrëveshja e re është 6-vjeçare dhe kjo do të jetë hera e parë që një garë e MotoGP do të zhvillohet në mes të një qyteti dhe mund të shihet edhe si pasojë direkte e hyrjes së Liberty Media, e cila edhe në Formula 1 ka treguar se objektivi është zhvillimi i spektakleve në mes të metropolëve

Përsa i përket dizenjimit të pistës, është përdorur si model, pista që përdori Formula 1 në periudhën 1985-1995. Sigurisht që do të duhet të bëhen modifikimet e duhura që pilotët të kenë të garantuar sigurinë e tyre. Pista do të jetë e gjatë rreth 4195 km dhe në total do të ketë 18 kthesa dhe sipas komunikatës së MotoGP, pilotët do të mund të arrijnë një shpejësi deri në 340 km/h.

Të çosh MotoGP në Adelaide është një hap i rëndësishëm në evoluimin e kampionatit tonë-tha Carlos Ezpeleta, Drejtori Sportiv i MotoGP-ky qytet ka një reputacion ndërkombëtar për organizimin e eventeve të mëdha sportive dhe mundësia për të dizenjuar një pistë specifike në rrugët e qytetit është diçka unike në sportin tonë. Që nga fillimi, së bashku me FIM, u siguruam që siguria të mos kompromentohet; çdo element i pistës së Adelaidës është dizenjuar për të përmbushur standardet më të larta të MotoGP modern, atë që garanton se të gjithë pilotët mund të garojnë me të gjithë intensitetin dhe me besim total’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB