Inter, Chivu pas ‘goditjes’ në Norvegji: Dëmtime të tjera përveç Lautaros duhet të bëjmë llogaritë, kualifikimi ende i hapur
Massimiliano Allegri foli pas barazimit të Milanit me Comon në ndeshjen e prapambetur në Serie A, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1 që i largon më shumë kuqezinjtë nga rivalët e Interit.
Në mënyrë të veçantë trajneri livornez foli për episodin me Cesc Fabregas që solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të tij.
‘Besoj se ishte një faull ku për më tepër nëse nuk gaboj, Saelemaekers po hidhej në kundërsulm dhe u tërhoq nga dikush nga pankina, nga Fabregas besoj-tha Allegri-ai kërkoi ndjesë? E kuptova, atëherë herën tjetër dikush niset përgjatë vijës, bëj një ndërhyrje me rrëshqitje edhe unë. Shkova për të mbrojtur, Saelemaekers, futbollisti pati një reagim dhe në atë moment më erdhi dikush nga Como, por nuk e di kush, por nuk ndodhi asgjë’.
Por tensionet mes Allegrit dhe Fabregas me të cilin trajneri i Milanit kishte diskutuar pas suksesit në ndeshjen e fazës së parë, nuk u shuan aty, përkundrazi. Jashtë sallës së konferencës për shtyp ‘fluturuan’ fjalë të ashpra mes trajnerit italian dhe atij spanjoll. ‘Je një fëmijë, je një t…, je një fëmijë që ka nisur të bëjë trajnerin’-ishin fjalët e trajnerit të Milanit.
Top Channel